Autor i gjashtë vjedhjeve, arrestohet ‘skifteri’ në Sarandë/ Pranga edhe një 18-vjeçari që u kap me kanabis

23/10/2021 11:19

Policia ka zbardhur dhe dokumentuar 6 vjedhje të ndodhura në Finiq të Sarandës, si dhe është goditur një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në qytetin e Vlorës.

U arrestua në flagrancë shtetasi Sh.C., 59-vjeç, i cili dyshohet se mëngjesin e djeshëm ka vjedhur një shumë parash në dy banesa të ndryshme në pronësi të shtetases P. Ç, në Finiq, Sarandë.

Nga hetimet e kryera dhe provat e siguruara ka rezultuar se ky shtetas gjithashtu është autori i dyshuar i katër vjedhjeve të ndodhura më parë në territorin e Bashkisë Finiq, më konkretisht:

Më datë 24.06.2021, ka vjedhur një shumë parash dhe disa vegla pune në banesën e shtetasit P. M; Më datë 11.07.2021, ka vjedhur 1 aparat celular të shtetases K. Y;
Më datë 07.08.2021, ka vjedhur disa orendi elektroshtëpiake në banesën e shtetases D. G;
Më datë 31.08.2021 ka vjedhur disa vegla pune në guroren e shtetasit F. Sh.

Ndërkaq, policia arrestoi në flagrancë një 18 vjeçar dhe shpalli në kërkim një 27-vjeçar.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit K. A, dhe gjatë kontrollit të banesës së shtetasit A. A, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike cannabis sativa, një pjesë e ndarë në doza, të cilën këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin e shpërndanin, në qytetin e Vlorës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA