Aksident në Lezhë/ Makina përplas 60-vjeçarin me motoçikletë, transportohet me urgjencë te Trauma

23/10/2021 11:32

Policia e Lezhës ka arrestuar një 41-vjeçar, pasi në aksin rrugor Laç-Patok duke drejtuar automjetin tip ‘Renault’ ka aksidentuar një motoçiklist.

Ky i fundit ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

“Gjithashtu, specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F.M., 41 vjeç, banues në fshatin Rrilë, Lezhë, pasi në aksin rrugor Laç-Patok duke drejtuar automjetin e tij tip “Renault” ka aksidentuar motoçikletën me drejtues shtetasin Gj.P., 60 vjeç, banues në Kurbin. Aktualisht shtetasi i dëmtuar ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA