Vodhën sende me vlerë dhe celularë në një shtëpi, policia arreston 2 ‘skifterët’ vlonjatë

22/10/2021 12:31

Policia ka mundur të arrestojë dy ‘skifterët’ në qytetin e Vlorës, të cilët në orët e para të mëngjesit vodhën sende me vlerë dhe dy aparate celularë në banesën e shtetasit G.S

Ngjarja ndodhi në lagjen ‘Rilindja’, ndërsa policia ka mundur të arrestojë në flagrancë 2 autorët, Sh. H., 23 vjeç, i cili akuzohet për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim dhe J. D., 33 vjeç, i cili akuzohet për veprat penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajta pa leje e armëve luftarake dhe municionit“.

“Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjes së pronës, zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, pas njoftimit të marrë se në lagjen “Rilindja”, Vlorë, po vidhej në një banesë, falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, arrestuan në flagrancë dy autorët e dyshuar, shtetasit:

Sh. H., 23 vjeç, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim dhe J. D., 33 vjeç, për veprat penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajta pa leje e armëve luftarake dhe municionit“.

Në cilësinë e provës materiale, Policia ka sekuestruar sendet e vjedhura, mjetet që përdornin këta shtetas për realizimin e vjedhjeve, si dhe disa fishekë luftarak, të cilët iu gjetën shtetasit J. D., gjatë kontrollit fizik”, njofton policia.

Vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve të kryera nga këta shtetas.



Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA