Qeveria franceze do të subvencionojë me 100 euro çdo qytetar, të ardhurat mujore të të cilit janë më pak se 2000 euro me qëllim për t`i ndihmuar në përballimin e rritjes së çmimeve të karburantit dhe energjisë.
Nga e ashtëquajtura “asistencë e inflacionit” do të përfitojnë automatikisht rreth 38 milionë francezë, përfshirë edhe ata që nuk kanë makinë apo motor.
“Pagesat e para do të shkojnë për të punësuarit në biznese, thotë BBC.
Ndërsa nëpunësit civilë, studentët dhe pensionistët do ta marrin pjesën e tyre në fillim të vitit 2022.Pagesa prej 100 eurosh do të jetë pa taksa.
Kryeministri Jean Castex tha se ajo do t’i kushtojë qeverisë 3.8 miliardë euro. “Kjo do të ishte shumë më pak se kostoja e uljes së tarifës së karburantit”, u shpreh ai.
Evropa po përballet me një valë të madhe pakënaqësie pas rritjes së çmimeve të energjisë, kryesisht si rezultat i kërkesës së madhe nga bizneset që po rikuperohen nga paraliza e gjatë prej pandemisë.
Trazirat e tregut të energjisë kanë pasur një efekt negativ, duke ndërprerë zinxhirët e furnizimit dhe duke shkaktuar disa mungesa të furnizimit me karburant apo mallrave të tjera të konsumit.
Presidenti Emmanuel Macron i kanë mbetur edhe gjashtë muaj nga zgjedhjet presidenciale dhe duket po kërkon të shmangë rrezikun e protestave te reja për shkak të rritjes së çmimit të energjisë.
Top Channel