Rama për rastin e karburantit në Lushnje: Kush firmosi për lejen e ndërtimit në bashki, të gjithë në prokurori!

22/10/2021 12:56

Kreu i qeverisë po zhvillon një mbledhje me kryetarët e bashkive dhe perfektët për menaxhimin dhe administrimin e mbetjeve

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar të gjithë ata punonjës të bashkisë Lushnje që kanë firmosur për ndërtimin e karburantit që u shemb një ditë më parë do të shkojnë në prokurori.

“Kemi rrugët kombëtare që janë një problem më vete, ku nuk mund të konsideroheni ju si përgjegjës, pavarësisht se kur vjen puna për leje të paligjshme për karburante hyni te rrugët kombëtare, nuk e di a e patë karburanitn e prishur dje, do të shkojnë në prokurori të gjithë ata që kanë firmosur në bashkinë e Lushnjes, sepse nuk kanë asnjë të drejtë të firmosin për rrugët kombëtare. 20 metra nga aksi i rrugës kombëtare nuk mund të zhvillohet asgjë. Pa diskutuar se as pas 20 m nuk mund të diskutohet asgjë nëse është tokë buke”, u shpreh Kryeministri.

Kujtojmë se, IKMT shembi dje pikën e karburantit të ngritur pa leje përgjatë aksit rrugor Fier-Lushnje. Fadromat e IKMT rrëzuan konstruksionin metalik dhe gjithë ndërhyrjet e tjera të paligjshme të bëra nga subjekti, i cili gjithashtu u ndëshkua me gjobë në vlerën rreth 3.8 milionë lekë të reja. Operacioni për shembjen e ndërtimeve pa leje nisi në qershor të këtij viti dhe rifilloi në shtator përgjatë gjithë vijës bregdetare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA