Kryeministri Edi Rama ka ironizuar kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro sot në mbledhjen me krerët e bashkive, për pasivitetin në punë, në një ndër zonat turistike më të pëlqyera në vendin tonë gjatë sezonit veror.
Kreu i qeverisë tha se është një viktimë e neglizhencës së kryebashkiakut, ku nuk i bëhet më të shkojë me pushime atje.
Ai shprehu edhe mendimin se Pjerin Ndreu duhet të vihet për disa kohë në krye të Himarës dhe Goro të shkojë të shikojë Lezhën.
“Unë jam edhe viktimë si që një nga qytetarët e shumtë shkoj në Himarë, në Dhërmi më saktë. Një pedonale, sikur Jorgua, Gjergji të çohet, por ja çohem unë më parë, zgjoj Jorgon nga gjumi, vjen një dum dum që bën sikur mbledh plehrat.
Më kanë bërë që këtë vit të mos dal fare. Vetëm e vetëm që të mos përballem me këtë situatë që i thotë të gjitha. Doja të çoja Jorgon në Lezhë, Pjerinin në Himarë, por çfarë të bëj që janë të zgjedhur. E para s’lejohet e dyta është të kemi dy si Pjerini jo dy si Jorgua”, tha Rama.
Top Channel