Rama ‘bën për ujë të ftohtë’ kryebashkiakët: Administrim mizerabël i plazheve! Ku shkojnë paratë?!

22/10/2021 12:53

Kryeministri Edi Rama është shprehur shumë kritikues ndaj kryebashkiakëve të vendit sot gjatë mbledhjes.

Sipas Ramës nuk po bëhet puna e duhur në menaxhimin e mbetjeve në vendin tonë duke bërë fajtorë kryebashkiakët. Ai e ka konsideruar një administrim mizerabël atë të plazheve, ku mbizotëron ndotja.

Kjo është kostoja më e madhe, s’ka lek s’ka euro s’ka dollarë që matet me këtë kosto. Për çfarë përdoren paratë për administrimin mizerabël të plazheve .I kanë ata, pse s’pastrojnë, pa llogaritur që akoma jemi ku e ku me atë që duhet të jetë administrimi i plazheve. Unë e kuptoj që për shkak të ngarkesës. Siç ndodh me Himarën që është bërë destinacion me një fluks të jashtëzakonshëm njerëzish që në darkë në qendër duhet të ecësh përmes kazanëve të mbushur me plehra”, kritikoi kryeministri.

Për të sjellë normalizim të situatës në sezonin e ardhshëm, Rama tha se do vendoset një buxhet i veçantë për bregdetin, ku një pjesë do të mbështet nga bashkia dhe një pjesë nga qeveria.

“Do vendosim një buxhet të veçantë për bregdetit. Një pjesë bashkia, një pjesë do e mbështesë qeveria financiarisht. Një nga plazhet më të bukura të Himarës, pushuesit dhe kope me kuaj rrinin bashkë. Kuajt rreth e rrotull plehrave”, tha Rama.

 “Duhet t‘u shkojmë t’u lutemi kryebashkiakëve?! Kryebashkiakut të Elbasanit, Peqinit? E gjitha diferenca ulet nga kostot e transportit. Nëse duhet më shumë do të duhet më shumë buxhet. Asgjë tjetër nuk është më e rëndësishme. Për 100 ditë mund të bëhet”, shtoi Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA