Projektbuxheti 2022/ Manastirliu: Rritet me 10% ndihma ekonomike për familjet në nevojë, rriten edhe pagat për mjekët e infermierët

22/10/2021 17:26

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije vendimet e rëndësishme që janë marrë në projektbuxhetin për vitin 2022.

Manastirliu: Kemi disa vendime të rëndësishme. Pas një periudhe të gjatë të diskutimeve për buxhetin 2022, qeveria shqiptare mori vendimin për miratimin e projektbuxhetit për vitin 2022 dhe kërkoj që të komunikoj me qytetarët dhe me ju vendime të rëndësishme që do të hyjnë në fuqi gjatë vitit 2022.

Këto politika të reja dhe programe që kemi miratuar për tu futur në zbatim vitin tjetër do të influencojnë në mbështetjen e qytetarëve në nevojë, e atyre të cilët janë shtresat që mbështeten nga programet tona të mbrojtjes sociale sikurse është program i ndihmës ekonomike.

Programi i ndihmës ekonomike si një mburojë për të gjithë familjet në vështirësi ekonomike. Do të ketë një rritje të masës së ndihmës ekonomike për të gjithë familjet përfituese në masën 10%. Do të ketë politika të shënjestruara për familje të cilat përfitojnë nga program i ndihmës ekonomike dhe janë familje me mbi 3 fëmijë nën 18 vjeç, do të ketë një rritje të ndihmës ekonomike, pra të masës me 2 herë. Nga ana tjetër, ne do të vijojmë që të mbështesim fëmijët të cilët janë pa prindër, jetimë duke a dyfishuar masën e mbrojtjes së këtij program që ata mbështetën me këtë masë të re.

Edhe për gratë e trafikuara dhe të dhunuara, do të ketë një rritje me 3 herë të masës së ndihmës ekonomike që jepet nga ky program. Për të vijuar me mbështetjen dhe mburojën sociale për kategoritë në nevojë, për shtresat që mbrohen me subvencionin e energjisë elektrike, 45 milionë dollar do të vijojnë të alokohen në buxhetin e shtetit për mbrojtjen dhe kompensimin e energjisë elektrike për shtresat në nevojë.

Do të ketë një rritje dhe mbështetje përsa i përket pagave për personelin mjekësor. Ne do të vijojmë me rritjen e pagave dhe në vitin 2022 do të rrisim me 6% të rritjes së pagës për personelin mjek infermier në të gjithë sistemin shëndetësor.

Nga ana tjetër, do të garantojmë furnizimin me vaksina duke vendosur në buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë të gjithë buxhetin e nevojshëm për të garantuar të gjithë vaksinat e nevojshme, duke u bazuar në dinamikën e situatës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA