Një laborator bitcoin në Krujë është zbuluar gjatë aksionit të OSHEE-së në zonën e Krujës, pasditen e djeshme.

Laboratori bëhet i ditur nga burime lokale policore se u zbulua në një banesë të marrë me qira, ku ndodhej dhe pajisja kompjuterike e teknologjisë së lartë që përdoret për dizenjimin e parave digjitale, hedhja në tregun virtual të të cilave konsiderohet e paligjshme në vendin tonë.

Objekti ishte në listën e abonentëve të dyshimtë të OSHEE-së për vjedhje të energjisë elektrike dhe vetëm pas dyshimeve dhe bashkëpunimit me policinë u arrit të konstatohet pajisja kompjuterike që përdorej për krijimin e kriptomonedhave.

Nuk ka ende detaje se cili lloj i kriptovalutës përdorej në këtë laborator dhe nëse kishte nisur të hidhej në tregun virtual për të kryer transaksione me të dhe nëse ka persona të mashtruar përmes kësaj forme pagese, që konsiderohet mjaft problematike.

Pajisja e gjendur brenda objektit është sekuestruar, ndërsa nën akuzë është vënë personi që ka në përdorim objektin përmes marrjes me qira.

Krujë/Operacioni policor i koduar “Kriptomonedha”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit të kriptomonedhave.

Operacioni i zhvilluar nga strukturat e DVP Durrës dhe Komisariati i Policisë Krujë, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale. Zbulohet dhe sekuestrohet një laborator që shërbente për prodhimin e kriptomonedhave. Procedohet penalisht pronari i ambientit, që ia kishte lëshuar me qira një personi tjetër.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personit që kishte ndërtuar laboratorin, si dhe të personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Strukturat e DVP Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë dhe Departamentin e Policisë Kriminale, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, në bazë të informacioneve të disponuara nga këto struktura, se një shtetas kryente veprimtari kriminale në fushën e prodhimit të kriptomonedhave, kanë mirorganizuar punën dhe kanë zhvilluar operacionin policor të koduar “Kriptomonedha”.

Si rezultat, në katin e parë të një objekti në pronësi të shtetasit S. D., i cili ia kishte lëshuar këtë ambient me qira një personi tjetër, shërbimet e Policisë konstatuan një laborator që shërbente për prodhimin e kriptomonedhave. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 7 pajisje elektronike për prodhimin e kriptomonedhave. Gjithashtu, në këtë banesë u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Shtetasi S. D. është proceduar penalisht në gjendje të lirë, për shkak të moshës.

Strukturat hetimore të DVP Durrës dhe të Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë punën për identifikimin e personit që ka marrë me qira këtë ambient, si dhe të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme”, sipas policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA