Mbretëresha e Britanisë, Elizabeth II kaloi një natë në spital për herë të parë ndër vite.
Monarku më i vjetër dhe më jetëgjatë në botë anuloi një udhëtim zyrtar në Irlandën e Veriut të mërkurën.
Pallati tha se mbretëreshës i ishte thënë të pushonte nga stafi i saj mjekësor dhe se sëmundja e saj nuk ishte e lidhur me COVID-19.
“Pas këshillave mjekësore për të pushuar për disa ditë, mbretëresha ishte në spita; të Mërkurën pasdite për disa kontrolle, duke u kthyer në Kështjellën Windsor në drekë dhe mbetet në gjendje të mirë”, tha pallati në një deklaratë.
Një burim mbretëror tha se mbretëresha kishte qëndruar në spital për kontrolle rutinë.
95-vjeçarja në muajin prill, humbi bashkëshortin e saj, princin Philip, i cili ndërroi jetë në moshën 99-vjeçare.
Ata janë martuar në vitin 1947 dhe kanë katër fëmijë: princin Charles, trashëgimtarin e fronit, princeshën Anne dhe princat Andrew dhe Edward.
Ajo është monarkja më jetëgjatë në botë, e cila kryeson vendin për gati shtatë dekada, ndërsa u bë Mbretëreshë në vitin 1952, në moshën 25 vjeç.
Top Channel