Megaoperacioni antidrogë i koduar “Qafa e Helmit” është përmbyllur mbrëmjen e djeshme, duke lënë në burg 9 autorë të përfshirë në prodhim dhe trafikim droge.
Operacioni i zhvilluar në Lezhë, Tiranë, Shkodër dhe Durrës nisi në orët e para të mëngjesit të datës 20 shtator dhe përfundoi në orët e mbrëmjes së djeshme.
U dha masa “arrest me burg” 9 personat e përfshirë: L. N. alias Gj. N., 40 vjeç, banues në Gurrat, Lezhë, L. K. alias N. K., 33 vjeç, banues në Dragush, Dajç, Lezhë, Z. L., 47 vjeç, banues në Shënkoll, Lezhë, I. P. alias P. Gj., 35 vjeç, banues në Kcirë, Flet, Pukë, Y. V., 34 vjeç, banues në Tapizë, Fushë Krujë, Gj. K. alias E. K., 35 vjeç, banues në Durrës, A. K., 35 vjeç, banues në Lufajt, Mirditë, T. L., 45 vjeç, banues në Perlat, Mirditë dhe M. Rr., 35 vjeç, banues në fshatin Arrëz, Mirditë.
U dha masa “Arrest në shtëpi” 2 shtetas: S. M. alias S. L., 17 vjeç dhe E. S., 17 vjeç, të dy banues në Dom, Pukë.
Janë shpallur në kërkim 4 shtetas: T. Sh., 33 vjeç, banues në Lezhë, G. M., 31 vjeç, banues në Kalivac, Ungrej, Lezhë, G. S., 44 vjeç, banues në Dom, Pukë (të tre me masë “Arrest në burg”) dhe D. L., 17 vjeç, banues në Dom, Pukë (me masë “Arrest në shtëpi). Vijon intensivisht puna për kapjen e tyre.
G
jithashtu, Gjykata ka vendosur lejimin e kontrolleve në banesa dhe ambiente të ndryshme të : N. N., M. N., A. V. dhe V. D., si dhe të arrestuarve, në Lezhë, Tiranë, Shkodër, Pukë, Durrës.
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 qese me fara cannabis, një shumë eurosh dhe një automjet.
Ky është në vijim të operacionit “Qafa e Helmit 1”, i zhvilluar në muajin gusht 2021, nga ana e Drejtorisë Hetimore, si rezultat i të cilit janë asgjësuar 4000 rrënjë cannabis sativa.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar që ky grup kriminal ka organizuar kultivimin e bimëve narkotike në Mirditë, në zonën e fshatit Arëz, Kaçinar, në zonën midis fshatrave Perlat i Epërm dhe Lufajt dhe në Pukë, në vendet e quajtura Qafa e Helmit, fshati Shkozë, Gomsiqe dhe Plet.
Nga ana e Drejtorisë Hetimore në lidhje me këtë procedim janë arrestuar më parë edhe shtetasit: P. L., 45 vjeç, të cilit i janë sekuestruar 37 kg e 450 cannabis sativa; H. M., 53 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë, të cilit i janë sekuestruar 12 kg cannabis sativa; N. C., 64 vjeç, banues në fshatin Plet, Pukë, të cilit i janë sekuestruar bimë narkotike të kultivuara në territorin e banesës.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë gjetur vendin ku kryhej përpunimi i bimëve narkotike në mes të pishave në fshatrat Gomsiqe e Pletë të Pukës, ku u sekuestruan 28.73 kg cannabis sativa që u gjetën në një vend të përshtatur në formë kasollesh, të mbuluar me plastmas.
Gjatë hetimeve ka rezultuar që në këtë veprimtari ka të implikuar edhe punonjës policie, për të cilët veprimet procedurale i ndjek SHÇBA.
Të gjitha materialet për ekzekutimin e këtij vendimi i kaluan Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), për veprime të mëtejshme.
Top Channel