Paraditja e sotme ka qënë e mbushur me tension dhe debate mes Fifit dhe Granitit.

Edhe pse në humor e sipër, shkak u bë një veprim ku ish-futbollisti duket se po flirtonte me Semin.

Këtë veprim Fifi e nënkuptoi si një sinjal prej së cilës Graniti vërtetoi se nuk ka ndjenja të sinqerta përballë saj.

Pas shumë debateve, akuzave dhe përlotjeve, Fifi vendosi që t’i ndryshojë rrjedhën gjithë këtij konflikti, duke e “pushutuar” Granitin me puthje dhe përqafime.

Ky veprim i papritur nga këngëtarja ishte tërësisht i papritur edhe nga vetë Graniti, por megjithatë u tregua i lumtur që marrëdhënia e tyre do t’i rikthehet normalitetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA