Ekspertizat mbi të cilat do të zbulohen shkaqet se përse ndërruan jetë Sergei, Natalia, Ekaterina dhe Nikita kanë marrë trajtën e një ping pongu midis ekspertëve, një tjetër institucion ka kthyer duarbosh hetuesit, duke mos pranuar që të kryejë ekspertizën e disa produkteve ushqimore të gjetura në hotel dhe mostrës së ujit dhe bëhet fjalë për institucionin e ISUV që është instituti i sigurisë ushqimore dhe veterinare.

“E para punës kishte produkte që nuk analizohen në funksionet e institutit të Sigurisë ushqimore dhe veterinarisë, që janë jashtë fushës që institucioni funksionon. E dyta, ky institucion nuk kryen ekspertizë toksikologjike dhe kjo nuk është pjesë e juridiksionit dhe fushës që mbulon”, u shpreh Pëllumb Aleksi, përgjegjës i laboratorëve.

Por pyetjes nëse ishin apo jo të helmuara ushqimet nuk i ka dhënë përgjigje as AKU.

“I kthyem një përgjigje që të ruanin kampionoraturat dhe ti drejtoheshin atyre që ishin organet kompetente për këtë gjë”, tha më tej Aleksi.

Më herët, ISHP kthehu hetuesit duke ju kërkuar të merrnin mostrat sipas rregullave, ndërkohë që hetimi gjendet në duart e mjekësisë ligjore që do të thotë se përse ndërruan jetë katër turistët.

Si dhe policia shkencore që do të këqyrë DVR dhe do të shikojë se çfarë ndodhi ditën që turistët dolën nga hoteli dhe shkuan në pishinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA