Komisioni Hetimor per zgjedhjet e 25 Prillit dështoi për të miratuar rregulloren e brendshme te funksionimit.

Dy orë debat nuk shërbyen për të gjetur dakordësinë sa i takon te drejtës së deputeteve për te kërkuar prove.

Socialistët kërkuan që asnjë informacion apo dëshmitar të mos thirret pa u kaluar më parë në votim.

Komisioni nuk merr dot vendim pa kuorum dhe ky ishte momenti kur anëtarët socialist e braktisen komisionin duke bllokuar miratimin e rregullave te brendshme.

Demokratët hodhën akuza ndaj mazhorancës për pengim te hetimit te zgjedhjeve.

Në pamundësi për të pasur një rregullore të dakordësuar Enkelejd Alibeaj sqaroi se komisioni do funksionoje sipas rregullores që përcakton Kuvendi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA