“Në buxhetin e 2022, rritje pagash”/ Qeveria miraton projektin. Rritja ekonomike parashikohet në 4 për qind
22/10/2021 19:32
Qeveria miratoi projekt buxhetin për vitin e ardhshëm duke mos dhënë për momentin shumën totale që do të përdoret.
Delina Ibrahimaj ministre e Financave dhe Ekonomisë, shpjegoi fokusin e këtij projekt buxheti dhe se si do të përkthehet në rritje ekonomike.
Shumica e ministrave të kabinetit Rama 3 si kryefjalë të deklaratave të tyre kishin rritjen e pagave për përfituesit e ndihmës sociale, mjekët, mësuesit, policët dhe policinë e burgjeve përfshi vijimin e mbështetjes për bujqësinë.
Elva Margatiti, ministre e Kulturës tha se një prej vendimeve të qeverisë ishte edhe lëvrimi fondit për shpronësimin e Sarajeve në Tiranë.
Top Channel