Ndryshim i masës së sigurisë/ Vendoset me 29 tetor seanca në Apel për ish-drejtorin e RTSH, Thoma Gëllçi

22/10/2021 15:29

Në datë 29 tetor është vendosur seanca në Gjykatën e Posaçme të Apelit për ish-drejtorin e RTSH Thoma Gëllçi, i cili kërkon ndryshim të masës së sigurisë.

Gjykata la në burg ish-drejtorin e RTSH, Thoma Gëllçi dhe 3 vartësit e tij.

Avokati i Thoma Gëllçit, Dorjan Matlija ka pretenduar se ky është një sulm, pasi klienti i tij ka kërkuar hapjen e garës dhe do të rikandidonte për postin e drejtorit të përgjithshëm të RTSH.

Gëllçi, bashkë me tre punonjës akuzohen për pabarazi në tendera dhe abuzim me detyrën në kohë kur Gëllçi ishte në detyrë.

Shkelja bën fjalë për një tender të vitit 2018 me fond prej 86 milionë lekë për blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro, ku tre anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Alban Malaveci, Ervin Muraj dhe Julian Tapia akuzohen për shkelje të barazisë në tenderë.

Nga hetimet gjithashtu ka rezultuar se Thoma Gëllçi si ish-drejtori i Përgjithshëm i Radion Televizionit Shqiptar ka kryer shkelje ligjore në këtë procedurë prokurimi dhe akuzohet për shpërdorim detyre.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA