Ministrja Muzhaqi: Kemi kaluar buxhet për laboratorët. Po punojmë për një program për koduesit e rinj

22/10/2021 17:36

Më përfundim të mbledhjes së qeverisë, ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi ka bërë me dije se në projekt-buxhetin e vitit 2022, është vendosur në dispozicion një fond i politikave për të rinj dhe fëmijët.

Për  laboratorët e teknologjisë dhe të shkencave Muzhaqi tha se do të ketë një fond në dispozicion.

Bora Muzhaqi: Sot është një ditë shumë e bukur për të rinjtë dhe fëmijët, kemi vendosur një fond në dispozicion për ta. Falë konsultimeve që kemi bërë me të rinjtë kemi kuptuar një sërë problematikash dhe sot fillojmë ti japim zgjidhje njerëz prej problematikave që është: pjesa e laboratorëve, ato të teknologjisë dhe të shkencave. Kjo është pika e parë që do të bëjmë lidhur me fëmijët dhe të rinjtë dhe tashmë kemi kaluar një buxhet për këtë pjesë. Gjithashtu, është edhe një buxhet për pjesën e arteve dhe zejeve, që do të përfshijë edhe pjesën sportive. Njëkohësisht po punojmë për një program për koduesit e rinj, deri vitin tjetër të kemi rreh 1000 kodues për të cilët është alokuar një buxhet i veçantë. Gjithashtu, qendra kombëtare kulturore e fëmijëve do ta kemi tashmë në Tiranë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA