Kryeministri Edi Rama do të ketë mbledhje me kryetarët e bashkive dhe prefektët për të diskutuar mbi menaxhimin dhe administrimin e mbetjeve.

Menaxhimi i mbetjeve është një nga problemet e shumta në vendin tonë.

Keqmenaxhimi i mbetjeve urbane në bashkinë e Krujës është kthyer në gangrene. I gjithë territori është në emergjencë mjedisore, pasi dy vendgrumbullimet janë jashtë çdo standardi.

Në vendgrumbullimin në fshatin Halil të Fushë Krujës plehrat hidhen dhe digjen vazhdimisht duke shpërndarë tymin dhe gazrat toksikë në një rreze të gjerë mbi zonat e banuara.

Edhe Peqin është po i njëjti problem, pasi në një landfill ilegal digjeshin plehrat e bashkisë dhe të Rrogozhinës.

Ndërsa në Durrës, pasi plehrat pushtuan qytetin bregdetar, qeveria mori vendimin për të ofruar mbështetje financiare.

Në Bashkinë Selenicë, shërbimi i  menaxhimit të mbetjeve nuk e ofrohet në të gjithë terretiron e saj duke krijuar problem dhe ndotje të mhedisit.

Mbledhja e fundit e kryeministrit me krerët e bashkive të vendit ishte në korrik, ku ai u shpreh i qartë se nuk do të mbrojë asnjë prej tyre, në rast se do të shkelin ligjin ose nëse do të përfshihen në ngjarje korruptive.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA