“PS më parë përfaqësohej nga Nano dhe Dritëro Agolli tani…”, Zegjineja i përgjigjet Topallit: T’ia dish për nder doktorit Jozefinë se Luli të nxori për zhelesh
Nga ‘foltorja’ në Berat, ish kryeministri Sali Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama se po rrit cmimet dhe nuk po bën asnjë rritje të pensioneve dhe pagave.
Berisha e cilëson të pashpirt dhe mashtues sepse do të hutojë njerëzit duke thënë se do të çojë në hapësirë satelitët Albania 1 dhe 2.
Berisha: Sot Edi Rama u bie borive të krizës energjitike, që është krijuar me dorën e tij. Me 31 korrik, kaskada e Drinit ka qenë në maksimumin e lejueshëm të ujërave të saj. Kjo kaskadë është e mjaftueshme për të rregulluar furnizimin e energjisë elektrike për 3 muaj. Çfarë bënë këta të papërgjegjshëm nga babëzia? E zbrazën brenda 40 ditëve, e çuan në kuotën e mosprodhimit të energjisë. Por si e zbrazën. Shitën energji me 40 euro dhe nëse KESH-i e shiste me 40-50 euro të njëjtën energji, OST e blinte me 130 euro nga broker ii qeverisë që ndante paratë me ministrat. A mund të imagjinohet kjo në një kohë kur në bursë energjia shitej me 130 euro, e shiste me 40-50 euro mikut të qeverisë se ndante paratë me ministrat.
Sot rritet apo bie çmimi i gazit, ky thotë rritet çmimi i energjisë elektrike. Nëse nuk do vidhej, nuk kishte pse të bëhej kjo. Janë rritur çmimet e ushqimeve bazë. Nuk ka shtuar asnjë qindarkë në rrogat dhe pensionet tuaja. Kafshata e cila në Shqipëri ishte 87 herë më e kushtueshme për shqiptarët se për qytetarët e BE, u shtrenjtua dhe më shumë e shqiptarët nuk marrin 1 qindarkë kompensim.
Kreu i meduzës do t’i hutojë me arnaut 1, arnaut 2, satelit 1, satelit 2. Problemi i shqiptarëve qenka sateliti dhe u thotë fermerëve, tani do keni të dhënat me satelit. Një mashtrues dhe i pashpirt.
Top Channel