Teksa qëndrojnë të izoluar brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, banorët kanë treguar shpesh histori personale. Një ndër to është Semi, e cila ka rrëfyer problemet me shëndetin mendor duke thënë se ka vuajtur nga ankthi.
Ndërsa Paloma ka rrëfyer humbjen e dy fëmijëve. Kur u pyet përse e tregoi këtë histori, ajo tregon se i ndodh nga malli që ka për vajzën dhe mendimet se është e lumtur që ka marrë dhuratën më të shtrenjtë.
Semi: Nuk jam dhe aq mirë, herë pas here, por mundohem të mos e tregoj shumë sepse nuk dua të ngarkoj njerëzit e tjerë këtu me energji jo të mirë. Por përgjithësisht jam okej.
Paloma: Herë pas here më ngarkon malli për vajzën. Kam pasur 2 humbje por e para ka qenë më e vështirë. Si çdo çift që dëshiron të krijojë familjen, na u pre ëndrra. Sa herë mendoj, them faleminderit zot për dhuratën më të shtrenjtë.
Top Channel