Kumbaro: Qeveria fond për pastrimin e territorit! Rikualifikim të të gjitha pikave hyrëse dhe dalëse të Shqipërisë

22/10/2021 17:58

Pas vendimeve të marra nga qeveria ditën e sotme dhe bisedës që u zhvillua mes kryebashkiakëve, kryeministrit Rama dhe ministres së Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, kjo e fundit ka bërë me dije se kërkesa për pastrimin e Shqipërisë tashmë është reflektuar edhe në projektbuxhetin e vitit 2022

Në fjalën e saj, Kumbaro bëri me dije se do të ketë edhe një rikualifikim të të gjithave pikave hyrëse dhe dalëse në Shqipërisë, një projekt ky që do të nisë në fillim të vitit 2022, një përgatitje kjo në pritje të sezonit turistik.

Kumbaro: Ju ndoqët sot takimin me kryeministrin dhe kryetarët e bashkive, në mënyrë të qartë doli prioriteti që ka të bëjë me pastrimin e territoreve dhe menaxhimin e mbetjeve që të jetë një urë që mbështet zhvillimin e turizmit. Është mbështetur në buxhetin 2022 në mënyrë të pazakontë me vite të tjera, çka konfirmon prioritetin që i japim këtij programi që ka të bëjë me pastrimin e çibanëve të trashëguar, me një buxhet që do të japë mundësinë qeverisë të ndërhyjë me instrumenta për ti mbështetur bashkitë. Jemi në komunikim të përditshëm, por kërkesa dhe detyrimi që kemi që kjo çështje të jetë në prioritet të bashkive do të jetë në harmonizim me prioritetin që ne i japim në buxhetin e qeverisë, ku do të ketë një fond rezervë dedikuar mbetjeve. Në përgatitje të sezonit turistik do të kemi një projekt të ri në krye të vitit 2022 për të bërë një rikualifikim të të gjitha pikave hyrëse në kufi të Shqipërisë, për të dhënë ndjesinë e mirë për turistët. Prioriteti i bregdetit, dhe zhvillimi i turizimit dhe sigurisht prioriteti për një Shqipëri të pastër gjenden me një pasqyrim në projektbuxhetin e vitit 2022.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA