“Kam vënë re që nuk komunikoni”/ Kumbaro kritikon kryebashkiakët, tregon në cilat bashki nuk gjeti plehra në rrugë: Për t’u marrë shembull!

22/10/2021 13:41

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, në mbledhjen me drejtuesit e pushtetit lokal tregoi tha se po vëzhgon situatën e ndotjes në çdo qytet dhe bëri dallime midis bashkive që po i menaxhojnë mirë mbetjet.

Ajo tha se ka mbledhur foto nga vendgrumbullimet e plehrave, disa prej të cilave i ka shkrepur vetë në terren.

E vetmja zgjidhje sipas saj, është duke i pastruar, seleksionuar, trajtuar dhe ricikluar mbetjet, se “kjo është e vetmja mënyrë, ndryshe do të bëhen më të mëdha se komuniteti që jeton aty”.

“Do të vazhdoj me secilin prej jush ne terren. Sidomos në bashkitë e bregdetit, kjo koha kur bie fluksi i turistëve duhet të jetë koha e pastrimit, siç përgatitemi për pastrimin e bashkisë për vit të ri“.

Kumbaro veçoi bashkitë, që po e menaxhojnë më mirë situatën e plehrave.

Edhe kur kishte fluks turistësh, në verë nuk gjeje plehra në Shëngjin, në Ranën e Hedhur, në Lezhë. Edhe pse kërkova, nuk më dërguan foto të plehrave në Korçë, më duhet ta pranoj.  Situata është shumë mirë dhe në Maliq. Nuk mungojnë shembujt pozitivë, modelet pozitive. Por, nga takimet kuptoj që ka pak komunikim dhe bashkëpunim mes jush, për të shkëmbyer shembujt. Si i mblidhni tarifat, pse një vend është më i pastër se një tjetër”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA