“Himara simboli i të fjeturit në pleh”/ Plehrat në vend, Rama-kryebashkiakëve: Asnjë buxhet nuk e kalon filtrin pa pastrimin, duhet t’i rrini mbi kokë si amvisa!

22/10/2021 12:51

Kreu i qeverisë po zhvillon një mbledhje me kryetarët e bashkive dhe perfektët për menaxhimin dhe administrimin e mbetjeve

Kryeministri Edi Rama u ka tërhequr vëmendjen kryebashkiakëve për çështjen e plehrave, duke thënë se mbeturinat nuk pastrohen nga bashkitë.

Asnjë buxhet bashkiak nuk do të kalojë nëse nuk do të llogaritet pastrimi, tha më tej Kryeministri Rama.

Në mbledhjen e zhvilluar në kryeministri, kreu i qeverisë ndër të tjera solli në vëmendje bashkinë Himarë.

Rama: Sot situata është në udhëkryq, nga ky udhëkryq duhet të dalim tani dhe jo pas disa vitesh. Kemi bashkitë që sot kanë përgjegjësi për një territor që mbulon qendrën, periferinë dhe zonën rurale dhe për fat të keq kemi sot që flasim në territorin e Shqipërisë një numër të panumërueshëm vend depozitimesh, në shkelje të plotë të detyrimeve ligjore, që çdo ditë përdoren nga ju. Kemi pirgje e plehrave lart e poshtë, si ato q u treguan këtu, dhe janë të panumërta anembanë, të cilat jo çdo ditë pastrohen prej jush. Kemi rrugët kombëtare që janë një problem më vete, ku nuk mund të konsideroheni ju si përgjegjës, pavarësisht se kur vjen puna për leje të paligjshme për karburante hyni te rrugët kombëtare, nuk e di a e patë karburantin e prishur dje, do të shkojnë në prokurori të gjithë ata që kanë firmosur në bashkinë e Lushnjes, sepse nuk kanë asnjë të drejtë të firmosin për rrugët kombëtare.

20 metra nga aksi i rrugës kombëtare nuk mund të zhvillohet asgjë. Pa diskutuar se as pas 20 m nuk mund të diskutohet asgjë nëse është tokë buke.
Kemi bregdetin që është bërë problem i madh, çdo vit e më shumë rritet numri i turistëve por ndërkohë përtej sezonit kemi këto pamje që janë e përditshmja e turpshme e bashkisë Himarë, që është simboli i të fleturit gjumë përballë plehut. Kemi zonat e mbrojtura dhe me rëndësi të lartë kulturore, kemi edhe tokën e bukës që s’mund të hidhen plehra.

E kam thënë në paraqitjen e programit të qeverisë, qeveria nuk do të rri më në këtë pozicion por do të ndërhyjë drejtpërdrejtë, për këtë arsye janë edhe
Ministrja do të jetë vetë në mbledhjet e këshillit bashkiak, do të ishte mirë që kryetarët të mos marrin hapin të çojnë një projektbuxhet ku të mos jetë parashikuar buxheti asnjë bashki nuk ka asnjë problem të mbulojë pjesën e menaxhimit, nga pikëpamja financiare. Edhe sikur i gjithë buxheti të shkojë për pastirmin do shkojë, asgjë nuk është më i rëndësishëm se pastrimi!
Shqitparët nuk janë një popull që janë dalluar për pisanjos, bashkitë janë shtëpitë e këtyre komuniteteve, nëse problem mbetet një kategroi qytetarësh që nuk e kosniderojnë si shtëpinë e tyre, i zoti i shtëpisë që përgjigjet, amvisa që duyhet të rrijë mbi kokë është kryetar i bashksië. Askush nga ne nuk mund të bashkëjetojë me turpin e pisllëkut. Do të jetë e papranueshme, duke filluar nga buxheti i vitit të ardhshme, të mos vendos aty fondin që duhet për të mos lejuar pirgje që bëhen stok me javë të tëra në territor, për të kontrolluar procesin më së miri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA