Çuçi: Do rriten pagat për punonjësit të Policisë së Shtetit. Investime në infrastrukturën digjitale dhe teknologji

22/10/2021 17:44

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi njoftoi dy lajme të rëndësishme për punonjësit e policisë së shtetit, pas projektbuxhetit të sapo miratuar.

Çuçi njoftoi rritjen e pagave për një kategori të policisë së shtetit. Bëhet fjalë për punonjësit që ushtrojnë detyrën jashtë vendbanimit.

Ministri shton më tej se do të kryhen investime në infrastrukturën digjitale dhe teknologji.

Çuçi: Projektbuxheti që sapo miratuam sjell dy lajme të mira për Policinë e Shtetit:

I pari, ka të bëjë me rritjen e pagave të punonjësve të Policisë së Shtetit, që ushtrojnë detyrën e tyre jashtë vendbanimit, vitin që do vijë, në formën e bonusit dhe do ta çojë deri në 150 % pagën e punonjësve me detyrë jashtë vendbanimit;

Lajmi i dytë, është rritja e konsiderueshme e investimeve që do të bëjmë në Policinë e Shtetit në infrastrukturën digjitale dhe në teknologji. Kjo do të rritë efikasitetin e luftës kundër krimit dhe zbatimit të ligjshmërisë. Vjen si një përgjigje e drejtpërdrejtë e programit të qeverisë që sapo miratuam në Kuvend, ku një nga prioritetet ishte zhvillimi i teknologjisë dhe investimet në infrastrukturën digjitale të Policisë. Faleminderit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA