Buxheti 2022/ Ministrja Krifca: Do të ndërtojmë mekanizma sesi financimi do shkojë direkt te fermeri. Mbështetje edhe për agropërpunuesit

22/10/2021 17:50

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca ka bërë të ditur se projektbuxheti i vitit 2022 përfshin financimin direkt të fermerëve dhe mbështetjen e agropërpunuesve, me qëllim që produktet që prodhohen në Shqipëri ehe të përpunohen këtu, për t’u nxjerrë në tregun ndërkombëtar me një çmim më të lartë.

Sipas Krifcës ky buxhet i rritur është i menduar për të zgjidhur problematikat.

“Do të ndërtojmë mekanizma sesi financimi do shkojë direkt te fermeri, përveç fermerit do mbështesim edhe agropërpunuesit. Do japim detaje si do ndërtohet ky proces dhe do kemi takime konsultuese për të parë se si do shkojmë direkt te fermeri.

Mbështetja e buxhetit do shkojë nga prodhimi deri në agropërpunim. Kemi dëshirë të shtojmë vlerën e produktit ne Shqipëri. Të mos e shesim domaten kokërr por të përpunuar. Është një buxhet i rritur dhe i menduar mirë për të zgjidhur problematikat”, tha Krifca.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA