Berisha zbulon bisedën me demokratin: Kur ikëm nga pushteti, i shkuan 8 veta dhe e goditën rëndë në kokë. Ja arsyeja

22/10/2021 18:09

Nga Berati, aty ku po mban ‘Foltoren’ e radhës, Sali Berisha ka vijuar me paralajmërimet se do të zhvillohen protesta që Shqipëria kurrë nuk i ka parë. Në fjalën e tij, zbuloi bisedën që pati me një demokrat në zyrën e tij.

Berisha tha se i kishte treguar kur 8 vite më parë, i shkuan 8 persona dhe e goditën rëndë në kokë pasi nuk pranoi të dorëzonte taksat në tatime. Ndaj kërkoi që të gjithë të ngrihen e të votojnë me protestë që të mos qëndrojmë si popull i dhunuar.

Berisha: Sot kisha në zyrë një demokrat, i cili kishte bërë biznes të ndershëm. Çfarë më tregoi? Sapo ikëm nga pushteti, i shkon banda e qeverisë dhe i thotë, ato taksa do na i japësh ne, s’ke punë me tatimet, ato i zgjidhim ne. Mirëpo tha “ato taksa do i jap në tatime unë që të jenë për fëmijët e shqiptarëve”. Më erdhën 8 vetë dhe i dërgova një mesazh kreut të Meduzës dhe i them kështu më kanë ardhur dhe më kanë thënë.

Ai mesazhin ua çon banditëve të tij. 8 vetë i shkojnë, e godasin rëndë në kokë por nuk ishte dorëzuar. “Qëndrova”, tha, “nuk u mposhta”. Të tillë janë qindra. Prandaj duhet të ngrihemi dhe të votojmë me protestën tonë. Atyre që u dhunohet vota, kanë protestën dhe vetëm protestën. Ndaj jam tek ju me besim të plotë, tek çdo demokrat, të përgatitet për protestat që Shqipëria kurrë nuk i ka parë. Nuk rrimë ne popull i dhunuar. Nuk meritojmë të jemi vullnet vjedhur, meritojmë të jemi qytetarë të lirë, ndaj dhe ia çojmë këtë mesazh. Natyrisht do të zgjidhim problemin tonë sepse tani për tani, Edi Rama ka marrë peng Bashën, i cili pasi u zgjodh harroi çdo interes tuajin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA