
Kryedemokrati Lulzim Basha takoi këtë të premte ambasadorin austriak Dr.Christian Steiner, dhe e falenderoi për ndihmën që Austria i ka dhënë vendit tonë në rrugën e integrimit drejt BE-së.
“Kënaqësi të prisja ambasadorin e Austrisë, Dr.Christian Steiner! Miqësia historike midis dy vendeve tona ka qenë një aset i çmuar në rrugëtimin e Shipërisë në arenën ndërkombëtare, prej ditëve të para të shtetit tonë. Mbështetja e Austrisë nuk mungon edhe sot, kur vendi ynë ndodhet përballë sfidës së integrimit. Ndaj i shpreha mirënjohjen tonë Dr. Steiner, për ndihmën e palëkundur në rrugëtimin europian të Shqipërisë dhe në ndërtimin e një të ardhmeje më te mirë për qytetarët shqiptarë”, shprehet Basha, në një postim në rrjetet sociale, pas takimit.
Top Channel