Pak çaste na ndajnë nga fillimi i spektaklit të kësaj të premteje.
Banorët po marrin pak kohë për të pushuar dhe për të diskutuar me njëri-tjetrin.
Ata kanë zgjedhur një temë sa interesante aq edhe të frikshme për të diskutuar.
Donaldi, Kledi, Sabiani dhe Iliri i kanë rrëfyer njëri-tjetrit disa momente të vështira sa i përket udhëtimeve me makinë.
Donaldi tregoi se teksa ishte duke udhëtuar në orët e para të mëngjesit, makina e tij humbi kontrollin dhe doli tërësisht nga rruga.
‘’Ishte ora 05;00 e mëngjesit, kishim pirë pak më parë. Mua më zuri gjumi dhe përfundova në një fushë me zhavorr. Shokët e mi filluan të ulërisnin, dhe unë për të të qetësuar situatën po mundohesha të sillesha natyrshëm. Fillova të shtiresha sikur ndalova qëllimisht aty për të kontrolluar për një hotel’’,- tha Donaldi.
Edhe Arditi rrëfeu një siuatë të ngjashme teksa ndodhej në makinë me Samanta Karavellën.
‘’Ishim në Kosovë dhe filloi borë. Makina po rrëshkiste dhe unë me qetësi ndërhyra për t’i kthyer timonin. Përfunduam nga njëra anë e rrugës tek tjetra’’,- tha Arditi.
Top Channel