Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur nga foltorja për ringritjen e PD-së që sot është ndalur në Berat për Ballkanin e Hapur duke thënë se do të dëmtojë prodhimin bujqësor.
Në fjalën e tij, Berisha tha se aleanca me Vucicin do të shkatërrojë prodhimet ndërsa theksoi se politika e Edi Ramës është antikombëtare. Në atë moment u ndërpre nga një demokrat, i cili bërtiti me të madhe: “Do iki Rama, do marrë dhe Bashën me vete”, ndërsa Berisha iu përgjigj duke thënë se do merren dhe me atë çështje.
Berisha: Serbia aty është, nuk jam për të mos patur marrëdhënie me të. Por nuk jam për tu bërë vasal i saj. Ballkani i Hapur do të thotë vërshim i prodhimeve të ish vendeve të Bashkimit Sovjetik pa dogana në Shqipëri. Çfarë konkurrence mund të bëjmë me to? Mbetet që njerëzit tanë të shkojnë të punojnë në Serbi. Asnjë vendi në BE nuk i është dëmtuar prodhimi bujqësor. Se kanë kuota dhe subvencione të barabarta.
Aleanca e tij me Vucicin do të thotë shkatërrimi i prodhimeve të Myzeqesë, Beratit, Korçës, Shkodrës e me radhë. Përveç saj, në rrafshin politik, në një rajon që ka dalë nga luftërat, aleancat bi ose trelaterale nuk sjellin asgjë të mirë, por nxisin konflikt me palën tjetër, nxisin nacionalizmit. Po të shihnit zhvillimit që patëm ne këtë vjeshtë në Ballkan kanë ndodhur 20 vite më parë. Kjo është një politikë fund e krye antikombëtare.
Top Channel