Një 47-vjeçare është përplasur me makinë ndërsa ecte në në aksin rrugor Kombinat-Ypsilon në Berat.
Shoferi 47-vjeçar po udhëtonte me mjetin e tij “Peugeot”, ndërsa ka aksidentuar këmbësoren banuese në Berat.
E plagosura është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.
“F.H., 47 vjeç, pasi në aksin rrugor Kombinat-Ypsilon, duke drejtuar mjetin tip “Peugeot”, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen A.M., 47 vjeçe, banuse në Berat, e cila pasi mori mjekim në Spitalin Rajonal Berat u transportua për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme”, sipas policisë.
Njoftimi i DVP Berat
Vijon zbatimi i planit të masave për evidentimin dhe parandalimin e krimeve mjedisore.
Procedohen penalisht 5 shtetas për vepra të ndryshme penale.
Në vijim të kontrollit të ushtruar për evidentimin dhe parandalimin e krimeve mjedisore, shërbimet e Policisë kanë proceduar penalisht 5 shtetas.
F.D., 39 vjeç, banues në Novaj, Skrapar, pasi u konstatua nga shërbimet e IKMT, në vendin e quajtur fabrika e ujit “Bogova”, me një mjet të ngarkuar me pllaka guri dekorative pa dokumentacionin përkatës, të cilët dyshohet të jenë nxjerrë në Malin e Tomorit.
Gjithashtu specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik proceduan penalisht për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, shtetasit F.Z., 44 vjeç, banues në lagjen “Jani Vruho”, Berat dhe Ç.K., banues në lagjen “Estref Caka”, Çorovodë, pasi u konstatuan nga shërbimet e policisë duke transportuar me mjet, lëndë drusore, pa dokumentacion dhe pa leje përkatëse.
Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Stacionin e Policisë Dimal, u procedua penalisht shtetasi N.S., 54 vjeç, banues në Skrevan, Dimal, pasi nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e policisë në bashkëpunim me IKMT, u konstatua duke kryer ndërtim pa leje.
Policia e Shtetit do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.
Nga specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor u bë arrestimi i shtetasve:
A.Sh., 24 vjeç, banues në Berat, pasi në vendin e quajtur “Market Berat”, u kap nga shërbimet e policisë duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.
F.H., 47 vjeç, pasi në aksin rrugor Kombinat-Ypsilon, duke drejtuar mjetin tip “Peugeot”, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen A.M., 47 vjeçe, banuse në Berat, e cila pasi mori mjekim në Spitalin Rajonal Berat u transportua për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.
Top Channel