Një demokrat ka udhëtuar nga Divjaka në Berat, ku ndodhet ish kreu i PD, Sali Berisha me simpatizantët demokratë duke i treguar se 70% e delegatëve kanë firmosur formularin për mbrojtjen e Kuvendit.
Ai u shpreh se PD ka nevojë urgjente për riorganizim ndaj i lutet Berishës që të bashkojë të gjithë të djathtën shqiptare për ta çuar drejt fitores. Ndërsa për Bashën thotë sei ka mbetur vetëm kosherja se bletët i kanë ikur.
Demokrati: Për të ardhur në këtë foltore kam udhëtuar nga qyteti i Divjakës, ku 70% e delegatëve kanë firmosur formularin për mbledhjen e Kuvendit. Në të njëjtat shifra ndodhet edhe i Lushnjes. Tani mund të themi pa frikë se Bashës i ka mbetur vetëm kosherja se bletët i kanë ikur.
Është e vërtetë se PD sot ndodhet në udhëkryq, e përçarë, e shantazhuar, e trishtuar, por kurrë e dorëzuar. Ka nevojë urgjente për një riorganizim të ri. Dua t’ju rikujtoj dhe disa deputetëve e kryetarëve partie që nuk prononcohen pro kësaj lëvizje por duhet të dinë që në ato pozicione kanë arritur me votat e demokratëve.
Dua t’i lutem doktor Berishës, ju lutem, bashkojeni, motivojeni, unifikojeni PD dhe të gjithë të djathtën shqiptare që ta coni drejt fitores. Koha ju thirri të dilni në skenë dhe ju dolët për një mision historik. Kryejeni dhe këtë mision doktor Berisha.
Top Channel