Tre amendamentet e propozuara nga Partia Demokratike, që synojnë ndryshimet në kushtetutë që përfshijnë një reformë të re zgjedhore dhe territoriale, si edhe vettingun e politikanëve, është tema për të cilën po flitet mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Open’.
Të ftuar në ‘Open’ ishin nënkryetarët e PD-së, Grida Duma dhe Enkelejd Alibeaj. Ky i fundit foli për vendimin e Komisionit të Venecias, duke thënë se nuk ka hedhur poshtë tezën e PD por sipas Komisionit ka qenë e paplotë dhe duhet të kishte një mekanizëm.
Alibeaj thotë se organi që duhet të kryejë vettingun e politikanëve s’mund të ketë lidhje me politikën dhe SPAK si ‘lëndë’ ka hetimin e veprave penale korrupsion-krim, kështu që është organi i duhur!
Alibeaj: Nuk ka një dualizëm. Përsa kohë kemi çuar një sërë penalizimesh penale, që i kanë ardhur SPAK për ti gjykuar dhe nuk ka qenë rezultat i pritshëm. Por ka disa arsye që ne i besojmë, të parat janë atë teknike. Komisioni i Venecias nuk i ka hedhur poshtë, por ka thënë se ka qenë i paplotë, duhet të kishte mekanizimin. Atëherë menduam se mekanizmi duhet të ishte në ligj, komisioni e donte në kushtetutë. Pse SPAK? S’mund ta bëjë politika, do të ishte konflikt interesi. Do të duhet një organ që është jo politik. Duhet të jenë organe që në lëndën e tyre duhet të kenë familjaritet me lëndën që po u jepet shtesë. SPAK ka si lëndë të tyre hetimin e veprave penale korrupsion-krim. Kjo është çështje e natyrës administrative. Kontaktet me krimin e organizuar. Do duhet që në këtë situatë ku është edhe zhvillimi i sistemit të drejtësisë së re të jepet një tjetër shembull, nëse ka dhe është i vërtetë ajo premisë, ajo çfarë kemi thënë deri tani, që pritshmëritë nuk janë plotësuar, dhe ndoshta është i kapur në politikë, të dëmtuarit në këtë histori jemi ne, ne po themi nuk ka problem. Neve vettingun na e ka bërë pushteti prej 8 vitesh, s’kemi asgjë për të fshehur. Duhet ta fillojmë nga opozita. Besojmë se përtej edhe skepticizmit, krijojmë një mekanizëm ligjor, injektojmë kulturën që politika ti nënshtrohet drejtësisë. I takon opozitës ta bëjë këtë gjë.
Top Channel