Tetëmbëdhjetë raste me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë, pas testimit të 2.355 mostrave.
Kosova nuk regjistron në 24 orët e fundit asnjë viktimë si pasojë e Covid-19.
Po ashtu, 23 persona janë shëruar, ndërsa 510 të tjerë janë ende aktivë me koronavirus.
Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar mbi 160.000 raste të infektimit.
Prej tyre 2.974 persona kanë vdekur.
Prej nisjes së fushatës së vaksinimit 686.238 persona janë vaksinuar plotësisht kundër këtij virusi, ndërsa 833.695 persona kanë marrë vetëm dozën e parë.
Deri më 21 tetor në orën 15:00 është vaksinuar plotësisht 38.1 për qind e popullsisë së përgjithshme.
Top Channel