Katër anije kineze të mërkurën hynë në ujërat territoriale të Japonisë jashtë Ishujve Senkaku në Detin e Kinës Lindore.
Zyrtarët e Rojës bregdetare të Japonisë theksuan se anijet iu afruan ishujve Minamikojima dhe Uotsuri Jima dhe qëndruan në zonë për rreth dy orë, ndërsa zyrtarët japonezë paralajmëruan anijet të largoheshin.
Sipas transmetuesit publik japonez NHK, kjo shënon herën e 30-të në vitin 2021 që anijet zyrtare kineze kanë hyrë në ujërat territoriale të Japonisë jashtë Ishujve Senkaku, duke shtuar se hera e fundit ishte më 19 shtator.
Ishujt Senkaku kontrollohen nga Japonia, por edhe Kina i pretendon ato.
Qeveria japoneze pohon se ishujt janë pjesë e territorit të Japonisë për sa i përket historisë dhe ligjit ndërkombëtar.
Japonia tha se si e tillë, nuk ka asnjë çështje sovraniteti që duhet të zgjidhet mbi to.
Top Channel