OBSH: Vaksina edhe në vendet më të varfra, përndryshe pandemia do të vazhdojë

21/10/2021 22:17

Pandemia e COVID-19 do të vazhdojë deri në vitin 2022, sepse vendet më të varfra nuk po marrin vaksinat për të cilat kanë nevojë, paralajmëroi sot Bruce Aylward, një nga studiuesit kryesorë të OBSH-së.

“Në Afrikë, është vaksinuar më pak se 5 për qind e popullsisë, kundrejt 40 për qind në shumicën e kontinenteve të tjera”, tha Aylward.

“Unë mund t’ju them se nuk jemi në rrugën e duhur. Ne duhet të përshpejtojmë, përndryshe kjo pandemi do të vazhdojë edhe për një vit më shumë”, shtoi ai.

Aylward përsëriti thirrjen për të dhuruar doza vaksinash për ata në nevojë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA