Nën hetim 3 anëtare të KLP/ ONM u ankua në ILD se votuan në konflikt interesi

21/10/2021 01:22

Nënkryetari i Këshillit të lartë të Prokurorisë Alfred Balla dhe dy anëtarë të KLP Nurihan Seiti dhe Tartar Bazaj janë vënë nën hetim nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë.

Ky fakt është zbuluar nga vetë anëtarët e KLP gjatë një mbledhje të cilët më pas i kanë kërkuar kryetarit Gent Ibrahimi, t’i drejtohet Kuvendit me një shkresë, ku të vihet në dukje vështirësia që paraqet kuadri ligjor në fushën e përgjegjësisë disiplinore të anëtarëve të Këshillave, të cilët, nga njëra anë gjykojnë dhe vendosin mbi propozimet e ILD-së, për masat disiplinore ndaj magjistratëve, ndërsa, nga ana tjetër, mund të jenë vetë, subjekte të procedimit disiplinor nga ana e ILD-së, siç ndodh në këtë rast konkret.

Ndërkohë Top Channel ka zbuluar se procedimi disiplinor ndaj anëtarëve të KLP dhe nënkryetarit ka nisur një muaj më parë, ankesa është bërë nga përfaqësuesi i Onm Teo Cakobs. Sipas ONM tre anëtarët e KLP kanë qënë në konflikt interesi kur kanë votuar për zgjedhjen e krerëve të Prokurorisë së Tiranës, sepse nipi i nënkryetarit të KLP, Alfred Balla punon në prokurorinë e kryeqytetit, aty ku punojnë dhe fëmijët e anëtarëve të KLP Nurihan Seitit dhe Tartar Bazaj.

Kjo lidhje familjare sipas ONM është në konflikt të pastër interesi për anëtarët e KLP që votuan për zgjedhjen e titullarit të prokurorisë së Tiranës. Sipas ONM tre anetarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë nuk duhet të kishin marrë pjesë në votim për drejtuesin e Prokurorisë së Tiranës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA