Kryetari i Bashkisë së Selenicës, Pëllumb Binaj është goditur nga një biznesmen, pas debatit për linjën e furgonave Vlorë- Sevaster.
Sipas informacioneve nga korrespodenti i Vlorës, 57-vjeçarit Pellat Bonaj i është premtuar leja nga Bashkia e Selenicës për ushtrimin e aktivitetit të linjës së transportit, por kjo e fundit ia ka dhënë një subjekti tjetër dhe jo Bonajt.
Pas kësaj, dy personat, kryebashkiaku 66-vjeçar dhe biznesmeni janë takuar në Vlorë për të sqaruar ngjarjen, teksa Bonaj ka i kërkuar llogari për dhënien e lejes.
Pasi ata janë takuar, Bonaj është irrituar dhe e ka goditur në debat e sipër kryebashkiakun.
Sipas policisë, pas debatit që agravoi në dhunë, biznesmeni është arrestuar, ndërsa vijojnë hetimet për të sqaruar ngjarjen.
“ Specialistët për Hetmin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë arrestuan në flagrancë shtetasin P. B., 57 vjeç, banues në lagjen “Lirim”, Vlorë, pasi mbrëmjen e djeshme, dyshohet se ka goditur për shkak të detyrës shtetasin P. B., 66 vjeç, me detyrë Kryetar në Bashkinë Selenicë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, sipas policisë.
Top Channel