“Kam parë një vajzë të bukur…”/ Detaje nga përgjimet e policëve në Tiranë, shkelën ligjin e të dhënave personale
21/10/2021 14:20
Detaje të reja kanë dalë në pah nga dosja e përgjimeve e siguruar nga Top Channel që solli arrestimin e policëve në Tiranë një natë më parë.
Efektivi i arrestuar i Tiranës, Durim Murja është telefonuar me datë 8 gusht nga kolegu i tij Jon Burri, i cili i ka kërkuar të dhëna në lidhje me pronaren e një makine tip “Toyota” që kishte parë në një lavash djhe i kishte ngelur në mendje.
Jon Burri i kërkon Durim Murjas të dhëna për vajzën, pasi e kishte pëlqyer shumë.
Sipas dosjes Murja ka hezituar por pas ngulmimit nga Jon Burri ka pyetur kolegen e tij Matilda Hamollari që t’i japë të dhënat.
Hamollari dhe Murja i sigurojnë kolegut të tyre të dhënat e vajzës duke shkelur ligjin për të dhënat personale.
Top Channel