Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka shprehur qëndrimin e tij kundër amendamentit të propozuar nga PD për vettingun e politikanëve nga SPAK.
I ftuar në emisionin “Top Talk”, me Denis Dyrnjanë, në Top Channel, Noka u shpreh se vettingu i politikanëve duhet bërë, por jo nga SPAK, një institucion për të cilin deri dje Basha dhe deputetët demokratë kanë thënë se është i kapur nga Rama.
Sipas Nokës, t’i japësh SPAK të drejtën të bëjë vettingun e politikanëve demokratë do të thotë t’i japësh kryeministrit Edi Rama të drejtën të zgjedhë se kush do të jenë deputetët e PD-së.
Noka: E djeshmja duke i kërkuar Ramës që të bëjë vettingun kur dihet qëndrimi i PD-së për SPAK-un që është politikisht i varur nga Rama, kjo është t’ia dorëzosh PD me duart e tua Edi Ramës.
Momenti që ne kemi thënë që SPAK është instrument në duart e Ramës, e ka thënë edhe vet Basha, ti papritmas i thua Ramës do të bësh t’i vettingun. Basha po e bën këtë se është i kapur dhe në pazar me Ramën.
Si mund t’i lësh Ramës të bëjë vettingun e politikanëve të tu. SPAK merret me aspektet penale, por jo me vetting. Vettingun e kemi kërkuar edhe ne, por jo ta bëjë SPAK-u i Ramës, se t’i i lë Ramës të caktojë edhe deputetët në PD.
Vettingu i politiknëve duhet të bëhet nga një institucion vettingu ku të gjendet një mënyrë që të bihet dakord me konsensus, nuk mund t’ia japësh një organi që deri dje kemi thënë se është i kapur nga Rama.
Top Channel