Rusia nisi me urgjencë dy avionë luftarakë Sukhoi Su-30 për të shoqëruar bombarduesit strategjikë amerikanë B-1B që u shfaqën mbi Detin e Zi, duke mbjelle shqetësim në Moskë.
Incidenti, i konfirmuar nga ministria ruse e mbrojtjes, përkoi me vizitën që zhvilloi në rajon sekretari amerikan i mbrojtes, Lloyd Austin.
Avionët supersonikë të epokës së Luftës së Ftohtë të SHBA u krijuan fillimisht për të mbajtur bomba dhe raketa bërthamore, por tani kanë ngarkesa konvencionale.
“Ekipet luftarake ruse i identifikuan objektivat ajrore si dy bombardues strategjikë supersonikë B-1B të Forcave Ajrore të SHBA, të shoqëruar nga dy avionë furnizues KC-135 dhe i shoqëruan ato mbi ujërat e Detit të Zi“, thuhet në deklaratën e ministrisë që shoqërohej dhe me pamje nga momenti i përballjes në ajër.
Amerikanët megjithatë duket se vetëm kanë provokuar, pasi në të vërtetë nuk ka pasur shkelje të hapësirës ajrore ruse.
Një episod i ngjashëm me një B-1B amerikan ndodhi edhe pak ditë më parë, ndërkohë që pati dhe një incident me një destrojer të SHBA-së në lindjen e largët.
Bombarduesit B1B po përdoren për një seri stërvitjesh me aleatët e Nato-s anekënd Evropës, duke përfshirë Arktikun, detin Balltik e atë të Zi, raportoi më herët revista Air Force.
Top Channel