Dhunohet kryebashkiaku i Selenicës/ Goditet nga një biznesmen pas debatit për linjat e transportit të qytetarëve
21/10/2021 15:22
Kryetari i Bashkisë së Selenicës, Pëllumb Binaj është goditur nga një biznesmen, pas debatit për linjën e furgonave Vlorë- Sevaster.
Pella Bonaj dhunoi kryetarin gjatë takimit sqarues. Vetë Binaj e shpjegon konfliktin me licencat ekzistuse që të dy palët kanë prej vitesh por që nuk e ka dhënë vetë ai.
Biznesmeni Bonaj u arrestua nën akuzën “Goditje për shkak të detyrës”. 57-vjeçari pretendon se Bashkia e Selenicës i ka dhënë të drejtën e ushtrimit të aktivitetit një subjekti tjetër dhe jo subjektit të tij që ishte në administrim linjën e udhëtarëve Vlorë-Sevaster.
Top Channel