I ftuar në ‘Open’ mbrëmjen e sotme, nënkryetari i PD-së, Enklejd Alibeaj u shpreh se në vend synohet që të sillet një sistem që ka elementët e demokracisë dhe për këtë ka dy rrugë, ajo radikale dhe rruga e vlerave morale.
Regjimi dhe pushteti, sipas Alibeaj, vjen nga vota e lirë dhe e ndershme, ndërsa për të rrëzuar regjimin duhet të niset me vettingun politik e të vazhdohet me të gjithë amendamentet e tjera me radhë!
Alibeaj: Jemi në një regjim. Ajo që propozon Bushati është rruga radikale, do të thotë unë dhe Bushati njëri merr çiftin tjetri mitralozin dhe sulmojmë regjimin. Pyetja e thjeshtë që kam: Në këtë vend synojmë të sjellim një sistem që ka elementët e demokracisë, me mjete antidemokratike do të sillet demokracia? Të rrëzojmë një regjim dhe të ngremë një tjetër? Pushteti që buron nga pushka besoni se sjell demokraci? S’ka se si. Rruga tjetër është ajo e vlerave morale! Regjimi, pushteti, vej çfarëdolloj epiteti vjen vetëm nga vota! S’ka rrugë tjetër në demokraci. Rruga e dytë është e vetme, ajo e vlerave morale. Duke ju krijuar atë që quhet orientime dhe injektimin publik i këtyre vlerave, një është vettingu politik. E filluam me dekriminalizmin, ishte e pamjaftueshme. Kjo nuk do të thotë që nuk do ngremë sforcot. A është kjo e vetmja rrugë që rrëzon regjimin? Jo! Sot realiteti shqiptar kërkon shumë gjëra, siç është vettingu politik, krijimi i një kuadri ligjor dhe sigurisht amendamentet e tjera. Kjo është një ndër hapat e para.
Top Channel