Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i ftuar në emisionin “Open” në Top Channel ka thënë se PD është e sigurtë që të gjithë deputetë e saj janë të pastër dhe nuk kanë frikë t’i nënshtrohen vettingut të politikanëve.
Ai thekson se edhe Rama e di që deputetët e PD janë të pastër sepse përgjatë këtyre viteve ‘i ka bërë vettingun’ dhe nëse do kishte diçka nuk do ta kishte mbajtur të fshehur.
Alibeaj: Është detyrimi ynë politik dhe moral për të identifikuar cilat janë nevojat e shoqërisë. Këto janë nevoja nga më urgjentet. Ne e dimë mirë që votat tona janë ato që janë në parlament, aq saç janë deklaruar nga KQZ. Janë të gjithë ata deputetë që nuk kanë frikë t’i nënshtrohen vettingut të politikës.
Ky është testi moral i parë që politika do duhet ta kalojë. Ne e provuam në 2018 dhe Rama nuk e pranoi. Ne do shkojmë dhe të bëjmë detyrën tonë. Detyra jonë është që nevojat imediate të qytetarëve t’i çojmë në Parlament.
Të gjithë deputetë e PD kanë kaluar në vetting e ka bërë Rama nga 2013 e këndej. Ti mendon se Rama po të kishte gjetur gjë do ta kishte ruajtur në xhep. Ne duam ta çojmë para se jemi të sigurtë që s’kemi asgjë për të fshehur.
Top Channel