Foto ilustruese

Një aksident është shënuar në aksin rrugor Shijak-Durrës pasditen e sotme.

Sipas njoftimit të bërë nga policia mësohet se një 19 vjeçar ka aksidentuar këmbësorin me inicialet Xh.L., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

“Me datë 21.10.2021, rreth orës 16:30, në aksin rrugor Shijak -Durrës, mjeti me drejtues shtetasin A. S., 19 vjeç, ka aksidentuar shtetasin Xh. L., 50 vjeç, këmbësor, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA