28/12 15:45
Numri i personave të vdekur nga koronavirus në SHBA është rritur në 728.313, prej të cilëve 2.046 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins.
Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 45,14 milionë, me 88.298 raste të reja.
Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 4,83 milionë raste të konfirmuara dhe mbi 70 mijë vdekur.
Në SHBA deri më tani mbi 219,1 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, mbi 189,4 milionë dozën e dytë dhe 10,9 milionë kanë marrë tri doza.
Top Channel