24/05 15:52
CONMEBOL ose bashkimi i federatave amerikano-jugore, ka propozuar një rregull që do të revolucionarizonte futbollin, zgjatjen nga 15 në 25 minuta të pushimit mes pjesëve të një ndeshjeje.
Propozimi i CONMEBOL do të diskutohet më 27 tetor në IFAB, që është edhe organi i që merr evndime në ldihje me rregulloren dhe aplikimin e risive në botën e futbollit.
Më herët, në 2009-ën, ishte FIFA që kërkoi zgjatjen në 20 minuta të pushimit mes pjesëve, por atëherë propozimi u hodh poshtë nga IFAB, ndërsa tani mbetet të shihet si do veprohet me propozimin e CONMEBOL.
Ligji numër shtatë aktualisht thotë se “lojtarët kanë të drejtë për një interval në pjesën e parë, jo më shumë se 15 minuta”.
Top Channel