Rama vëren vetëm shpifjen, jo censurën në media. Gazetari i zbardh realitetin

20/10/2021 17:48

“Liria e shpifjes këtu është në nivelet më të larta të mundshme”, tha kryeministri Edi Rama ditën e sotme, duke mos e përmendur në asnjë moment që ka edhe censurë.

Gazetari Arion Sulo ka thënë në emisionin “Top Talk” se media po përjeton ditë të vështira për shkak të censurës. Sulo e pranon që ekziston liria e shpifjes, por vitet e fundit është rritur edhe autocensura.

Sulo: Vitet e fundit është rritur autocensura për shkak të rritjes së medias se i ka kapur biznesmenët të cilët kanë media, është kaq e thjeshtë. E dimë të tërë dhe e jetojmë në të përditshmen tonë. Media është në ditë jashtëzakonisht të vështira, ashtu si shoqëria civile, amortizatorët e tjerë të demokracisë. Sa për censurën dhe lirinë e shpifjes, patjetër që ka liri të madhe të shpifjes, por ka censurë akoma më të madhe.

Unë personalisht mendoj se përballë një censure të madhe dhe një shpifje të madhe, unë zgjedh shpifjen. Përfytyro të jemi vetëm në censurë. Rama tha se nëse do të ketë një lloj presioni për të mos e miratuar paketën antishpifje, do të tërhiqemi nga nisma që ka ndërmarrë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA