“Nuk bëj garë kush e ka autokolonën më të gjatë”/ Basha për Berishën: S’dua ta vendos në pozita inferioriteti

20/10/2021 14:47

Kreu i PD, Lulzim Basha ka folur për takimet që po zhvillon Sali Berisha me demokratët në të gjithë Shqipërinë duke thënë se nuk bën garë për mbushjen e sallave apo autokolonën më të gjatë.

Sipas tij, kjo është garë e lehtë për të dhe nuk do të vendosë ish liderin e PD në pozita inferioriteti. Basha theksoi se askujt nuk i intereson përcarja e partisë, ndaj Partia Demokratike duhet të jetë e fortë dhe e vendosur për tu përballur me Edi Ramën.

Nuk hezitoi të jepte një mesazh dhe për ata që i cilëson “oportunistë” ose “inatcorë” duke u thënë se janë futur në rrugë pa krye.

Basha: Kam dalë më shumë se çdo kryetar i Partisë Demokratike këto 30 vite e do të dal përsëri. Por unë nuk jam nga ata që shfrytëzojnë momente të tilla për të bërë garë “se kush e ka autokolonën më të gjatë dhe kush mbush sallat më shumë”. Sepse e di që është një garë e lehtë për mua dhe nuk është e drejtë ndaj askujt, as ndaj z.Berisha ta vendos në pozita të tilla inferioriteti. Plus që kjo nuk është midis meje dhe z.Berisha, s’ka qenë kurrë dhe s’kishte për të qenë kurrë kjo situatë. Situata dihet fare mirë.

Vendimmarrja ka ardhur pas një vendimmarrje të SHBA-ve dhe interesit më të mirë të demokratëve dhe të nesërmeve të shqiptarëve, të cilët nuk mund t’i shërbejë pa një PD të fortë dhe të vendosur për tu përballur me Edi Ramën dhe masakrën zgjedhore, nuk i shërben përçarja e partisë për interesa personale të Lulzim Bashës dhe as të Sali Berishës.

Kjo është arsyeja pse jam vetëpërmbajtur dhe do të vetëpërmbahem, me besimin më të madh dhe bindjen e thellë që siç jam i qartë unë, siç janë të qartë demokratët, janë të qartë shumica e shqiptarëve.

Dhe me thirrjen ndaj ndokujt që është i paqartë apo i zemëruar, të qetësohet dhe të qartësohet.

Ndërsa oportunistëve dhe inatçorëve iu them që rruga pa krye ku jeni futur dhe abuzimi që i bëni gjendjes aktuale të ish kryetarit historik, do t’ju vijë me faturën që s’ua kam dhënë këto 8 vite, politike sigurisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA