Të udhëtosh me transport publik është kthyer në stress për pasagjerët.

Stacionet e autobusëve mbushen plot, për shkak të vonesave të mjeteve të transportit publik.

“Kam ardhur në orën 11:05, ora po shkon 12 dhe autobusi ende ska ardhur”.

E për shkak të vonesave brenda urbaneve ka dyndje.

“O zot i madh. Çmenduri, po shtrydhemi me njëri tjetrin si domate. Edhe zihemi jo ti nuk hyn, ti hyn. Një ngarkesë e madhe psikologjike”.

Numri i urbanëve në kryeqytet që prej të hënës është përgjysmuar me vendim të unionit të transportit publik.

“Rritja e çmimit të naftës ishte goditja fatale e këtij sektori si dhe mungesa e stafit kanë krijuar pamundësi financiare”.

Ulja e tvsh dhe heqja e taksës së qarkullimit janë dy kërkesat e tyre drejtuar qeverisë. Por deri në zgjidhje të kaosit të krijuar, lëvizja me autobus për të mbërritur në kohë në punë, do të vijojë të jetë e pamundur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA