Mbledhja e Komisionit Hetimor nuk u zhvillua/ Reagon PS: Alibeaj ka vazhduar shkeljen e rregullores së Kuvendit

20/10/2021 16:28

Nënkryetari i Partisë Socialiste, Toni Gogu ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të Komisionit Hetimor, Enkelejd Alibeaj, i cili tha se mbledhja e sotme nuk u mbajt për shkak të mungesës së anëtarëve të PS.

Në reagimin e tij, Gogu thekson se Alibeaj ka vazhduar me shkeljen e rregullores, duke shtuar se, në mirëbesim iu ishte propozuar kolegëve të opozitës që t’a vazhdonin mbledhjen ditën e enjte.

“Me keqardhje vura re sot sesi z. Alibeaj ka vazhduar shkeljen Rregullores së Kuvendit dhe mirëbesimit mes palëve. Përcaktimi i mbledhjes së ardhshme të Komisionit ishte pika e fundit në rendin e ditës dhe nevojitej të votohej nga Komisioni. Në kushtet e pamundësisë së votimit nga Komisioni të kësaj pike të rendit të ditës dhe njoftimit nga sekretaria në kohë të papërshtatshme dhe të padakortësuar, ndërkohë që kemi planifikuar aktivitete në zonat elektorale, u kemi propozuar kolegëve të opozitës t’a vazhdojmë mbledhjen ditën e enjte. Në frymën e bashkërendimit të punëve dhe shërbimit në mënyrën më dinjitoze të interesit qytetar, lipset që të komunikojmë, të debatojmë, e të vendosim sëbashku në frymën dhe gërmën e ligjit dhe jo të krijojmë furtuna në gota foltoresh”, thuhet në reagimin e Gogut.

Ditën e djeshme, me anë të një e-maili, nënkryetari Gogu ka njoftuar kreun e Komisionit Enkelejd Alibeaj që mbledhja të mbahej ditën e enjte. Nuk dihet nëse ditën e nesërme Partia Demokratike do të bojkotojë mbledhjen.

Lexo edhe: Bojkoti i PS në mbledhjen e Komisionit Hetimor/ Alibeaj: Strategji për të penguar veprimtarinë e hetimit të masakrës së 25 prillit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA